Këngëtarja e njohur Fifi do të përjetojë sërish emocionet e Big Brother VIP.Pasi doli nga edicioni i parë i Big Brother vitin e kaluar, ku nuk mundi t’i përballojë mirë disa situata, ajo do të rikthehet sërish në këtë reality.

Por, bëhet fjalë për në Big Brother VIP në Kosovë.

Advertisements

Produksioni ka njoftuar vetëm pak minuta më parë, se ish pjesëmarrësja e Big Brother VIP Albania, do të futet sonte në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova.

Nuk dihet nëse Fifi do të jetë si një konkurrente, apo vetëm do të qëndrojë për disa çaste, por gjithçka pritet të ndodhë mbrëmjen e sotme.