Dibran Hoxhaj “Kobra”, ishte dënuar tri herë për armëmbajtje pa leje. Mirëpo, nga gjykata nuk ishte marrë parasysh fakti se ai ishte recidivist, përsëritës dhe dënimet për veprën e njëjtë ishin ulur në vend se të rriteshin.

Avokati mbrojtës i tij, Nexhat Elshani e arsyeton mbajtjen e armës, duke thënë se arma është për burra. “Po mirë, është një thënie megjithatë popullore se arma është për burra edhe mbajtësi ose bartësi i armës paraprakisht e di që ka përgjegjësi dhe në momentin kur t’i zihet sigurisht se edhe përgjigjet dhe është përgjigjur”, është shprehur ai.

Advertisements

Avokati Elshani u shpreh se sherret në klubin e Hoxhajt, ‘Kobra City’ ndodhin sepse aty ka vajza e gra. “Natyra e lokalit ku ka punu ka qenë natyrë e ashpër, e egër. Njerëzit iu kanë përmbajte sjelljes dhe mënyrës që qëndrimit në ato lokale.

Kriste aty dajaku për pesë minuta. Gjithë sherrin në lokalin të cilin Dibran Hoxhaj po e udhëheqte në Zhur të Prizrenit “Kobra City”, e kanë nisur gratë. Krejt femrat e bëjnë sherrin o v’lla.

Femrat aty- ato që punojnë, flirtojnë me të tjerë. Ky reagon (e ka fjalën për Dibran Hoxhajn). E ka ndonjërën aty sigurisht dashnore. Aty (e ka fjalën për lokalin e Kobrës), krejt shteti ka dështu. Lokali ka punu pa leje,”- thotë avokati i Kobrës.

Advertisements

Pyetur nëse është i vetëdijshëm për paragjykimet në deklaratat e tij, avokati ndërron qëndrim. “Sherri bohet se aty ka femra. Jo dashnorja ime, jo pse e nguce. Kështu mes veti përplasë. Femrat hiç s’bëjnë sherr. Mos mi interpretoni keq deklaratat e mia” shton ai.

Sipas avokatit Elshani, dënimet për të mbrojturin e tij kanë qenë dënime në të holla, ashtu siç vepron çdoherë gjykata dhe nuk janë shumë.

Ndryshe, për armëmbajtje pa leje, “Kobra” në vitin 2009 ishte dënuar me 1 mijë euro gjobë. Tre vjet pas, në vitin 2012 në aktgjykimin e dytë, gjykata nuk e kishte rritur dënimin e dytë përkundër se vepra po përsëritej, përkundrazi gjoba ishte ulur në 850 euro.

“Kobra” edhe një vit pas, të tretën herë më 2013 ishte dënuar me gjobë për armëmbajtje pa leje, por kjo për gjykatësit kishte shërbyer sërish ta ulin lartësinë e dënimit tashmë në 800 euro. Për më shumë, ndiqeni hulumtimin e emisionit “Betimi për Drejtësi” me titull “Kobra– Recidivisti i “amnistuar”.

/5pyetjet.al