E mbani mend Najadën, vajzën që bëri bujë në reality show-n e parë Big Brother me tatuazhin e saj me shqiponjën në gjoks dhe karakterin moskokëçarës? Najada Konomi ose Noçja vijon të merret me art dhe shfaqet në profilin e saj në “Facebook” me pikturat e saj.

Por ndryshe nga vajza rebele, me flokë të shkurtra të ngritura lart, Najada është ‘shtruar’ disi. Me flokë të gjatë dhe të arta, ish-banorja e Big Brother duket se po e shijon jetën në maksimum.

Advertisements

Mbrëmjen e së martës ajo është shfaqur në festën e organizuar nga “Top në pritje të “Big Brother” 2017.
“Reality” nis këtë të shtunë dhe për të dhënë detaje se çfarë do të shohim këtë edicion, organizatorët e spektaklit mblodhën VIP-a, gazetarë e ish-konkurrentë.

Në mesin e tyre ishte edhe ish-çifti i famshëm i edicionit të parë, Olsi dhe Noçja.
Ndonëse të ndarë prej vitesh, ata duket se kanë ruajtur miqësi me njëri-tjetrin.

Advertisements

“Revistawho.com” i ka fotografuar teksa ata qëndronin të veçuar duke biseduar kokë më kokë.
Të dy ata janë tërhequr nga bota e spektaklit dhe për jetën e tyre dihet pak. Së fundmi përflitet se Noçja po jeton një histori të lumtur dashurie.

Ndërsa në një intervistë për “Wake Up” në Top Channel, gjatë festës ku u bë prezantimi për media i “Big Brother 9”, Noçja ka thënë se vazhdon të jetë aq e çmendur sa edhe më parë.

E pyetur nëse është penduar për lojën e saj dhe marrëdhënien që krijoi brenda shtëpisë së famshme me Olsin, Noçja ka thënë jo.

“Unë kam bërë atë që kam ndjerë. Shumë mirë që e bëra ashtu si e bëra, për sa kohë e ndjeva. Nuk do ta ndryshoja lojën nëse rikthehesha”,- ka thënë ajo.