Një lajm i cuditshëm po qarkullon aktualisht në shumë portale shqiptare ku thuhet se Olta Gixhari paska pasur një romancë të shkurtër me Xhonatanin, i cili hyri pak ditë më parë në BBV.

Olta Gixhari dhe Xhonatan Islami kanë patur një romancë që nuk zgjati më shumë se një muaj, verën që lamë pas.Lidhja e tyre u bë shkak edhe për ndarjen e Xhonatan me të dashurën e tij, shkruan Replika.al

Advertisements

Kjo e fundit gjeti biseda në telefonin e Xhonatan, mes tij dhe Oltës, me përmbajtje +18. Burimet bëjnë me dije per “Replika” se ish e dashura e Xhonatan Islamit disponon screen shot të bisedave të cilat do të bëhen publike së shpejti.

Ndërkohë, Zhaku e cila la më herët shtëpinë e Big Brother duket se ka qenë një “kërcënim” për Oltën brenda shtëpisë, pasi kjo e fundit ka qenë në dijeni të kësaj lidhjeje.

Pas kësaj situate të pazakontë për këtë format që karakteristikë ka vigjilencën, produksioni ka vendosur që të nominojë njërin nga konkurentët në këtë rast Xhonatanin që nxori një sekret jo të vogël pasojat e të cilit do të shihen në vijim, shkruan Replika.

Advertisements

Publikimi i lajmit të lidhjes së dashurisë mes Olta Gixharit dhe Xhonatan Islamit, ka shkaktuar polemika në rrjete, shkruan Replika. Por jo vetëm.Bashkëshorti i aktores ka mbërritur mbrëmjen e kaluar, pas mesnatës në shtëpinë më të famshme në Shqipëri,

Replika mëson ekskluzivisht se ai i ka kërkuar Oltës të lërë menjëherë shtëpinë, por kjo e fundit ka zgjedhur të vazhdojë lojën.