Personi në foto është Nevis Ibrahimi. Ai tentoi të fuste drogë në burgun e Drenovës.

Ibrahimi kryente shërbim në rrëgjimin e brendshëm të Burgut të Drenovës, por prej disa kohësh ishte mbajtur në kontroll nga shërbimet e tjera të burgut për shkak të sjelljes së dyshuar të tij.

Advertisements

Ditën e sotme ishte urdhëruar kontroll i detajshëm i tij, ku në pjesën e të mbathurave i është konstatuar lënda e dyshuar canabiss sativa e mbështjell me një beze të bardhë në një sasi të madhe (sa madhësia e grushtit), por që ende mbetet e pa peshuar.

Polici është futur për t’u kontrolluar në një dhomë të veçantë ndërsa kontrolli është bërë nga disa punonjës. E diela ka dhe fluksin e vizitave në këtë burg, gjë e cila mund të jetë përdorur nga efektivi i burgut si një mënyrë më e lehtë për të futur drogën, pasi kontrollet përqendrohen më tepër tek familjarët e të burgosurve.

Nuk dihet ende nëse ky efektiv ka futur dhe më herët sende të ndaluara në këtë burg, por prej kohësh ishte urdhëruar nga organet drejtuese që të mbahej në survejim. Pritet të peshohet sasia e drogës që ky polic tentoi të fuste në burg.

Advertisements