Ministria e Shëndetësisë ka bërë bilancin lidhur me situatën epidemiologjike në vend. Në një njoftim zyrtar nga MSH bëhet me dije se nga 224 teste të kryera për CO VID-19, vetëm 4 qytetarë kanë rezultuar të infektuar. Fatmirësisht në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë viktimë.

Njoftimi i plotë:

Advertisements

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi antic ovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Cov id19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 224 testime, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë me CO VID19, 4 qytetarë, në Bashkitë:

Advertisements

2 në Tiranë, nga 1 qytetarë në Vlorë, Gjirokastër.

Janë 171 qytetarë aktivë me Cov id19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po merr trajtim 1 pacient. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sar sCov2.

Janë shëruar 30 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,406 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 22 Janar 2023)

Raste të reja ditore 4

Të shëruar në 24 orë 30

Të shtruar në spitale 1

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 224

Testime totale 2,027,850

Raste pozitive 333,173

Raste të shëruara 329,406

Raste Aktive 171

Humbje jete 3,596

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 118

Fier 18

Vlorë 15

Berat 6

Shkodër 3

Durrës. 3

Gjirokastër 3

Lezhë 2

Korçë 2

Elbasan 1