E teksa të gjithë në shtëpi e sulmojnë duke thënë se është “sekretari i Kiarës”, Luizi ditën e sotme ka bërë deklaratën që shumica e shqiptarëve me zor po e prisnin.

Gjatë një bashkëbisedimi me banorët e shtëpisë, Luizi është shprehur se nuk do të ndërhyjë më në bisedat e Kiarës me konkurentët e tjerë.

Advertisements

Duke përforcuar më tej atë që ai tha, Luizi theksoi se ajo është e zonja e vetes dhe nëse do të ketë nevojë për ndihmën e tij mjafton t’ja kërkojë.

Reagime të shumta ka pasur në rrjet lidhur me sjelljen e këngëtarit ndaj Kiarës. Të shumtë janë ata ndjekës të cilët shprehen se Luizi duhet të distancohet sadopak nga moderatorja dhe mos qëndrojë gjatë gjithë kohës si çadra e saj mbrojtëse.

Pjesë nga biseda:

Advertisements

Luizi: Të flasë vetë, të bëjë çfarë të dojë vetë. Ndihmë për mua s’ka.

Efi: Mir bën o burr se nga nnjë anë shumë je munduar.

Luizi: Boll. E zonja e vetes është, të bëjë çfarë të dojë. Mua këtu më ka. Kur të jetë në siklet vetëm të më bëjë një shikim. Për sa kohë nuk ka nevojë për mua t’i bëjë ballë vetë. S’ka pasur nevojë për mua ndonjëherë, edhe mos pastë o Zot. Unë nuk jam sekretari i Kiarës.