Në një reagim në rrjetet sociale, gazetari Artan Hoxha ka rikujtuar tragjedinë e 21 janarit ku mbetën të vdekur katër qytetarë të thjeshtë.

Hoxha shkruan se edhe pse kryeministri Edi Rama ka tre mandate që qeverisë akoma nuk i ka ndëshkuar vrasësit e asaj tragjedie.

Advertisements

Reagimi i plotë:

Asgje nuk harrohet…

Neser mbushen plot 12 vite nga ekzekutimi shteteror i 4 “Deshmoreve të Atdheut”, të vetmit deshmore te rene në bulevardin “Deshmoret e Kombit”.

Advertisements

Aleks Nika, Faik Myrto, Ziver Veizi dhe Hekuran Deda, ishin kater protestues paqesor, te cilet dolen per te protestuar si qytetare te lire kunder korrupsionit politik, qe vazhdon të mbaje peng të ardhmen e vendit.

Për fat të keq, ata kater burra, 4 kryefamiljare dhe baballare, nuk u kthyen me në familjet e tyre, pasi plumbat e Gardes se Republikes, i vrane pabesisht, pa as me të voglen meshire për te mbrojtur pushtetin e kryeminiatrit te kohes, Sali Berisha.

Kur kane kaluar 12 vite nga ajo dite, ish-kreu i opozites qe i thirri në proteste, Edi Rama, ka tre mandate kryeminister, por nuk i kane mjaftuar për te ndeshkuar vrasesit e 21 janarit 2011…