Gjatë një interviste televizive, gazetari Artan Hoxha ka pohuar se prova e tij e publikuar mediatikisht, nxjerr komunikimet e pajisjeve radiomarrëse, mes një grupi prej jo më shumë se 10 personash, sikurse u shpreh.

“Në kanalin e radios kanë qenë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtori i Policisë së Tiranës si dhe drejtues të gardës”, tha Hoxha që pohoi se vrasjet janë kryer me urdhër.

Advertisements

“Kjo provë tregon që vrasjet nuk janë bërë në zbatim të ligjit për përdorimin e armëve të zjarrit dhe rregullores së gardës. Kjo provë tregon se vrasjet janë bërë me urdhër. Kjo duhet hetuar. Pse dhe kush i ka dhënë urdhrat dhe pse është zhdukur ky material”, tha Hoxha per News 24.

Gazetari shtoi se kjo është një provë e re dhe SPAK duhet të nisë hetimin.

“Më në fund kam gjetur një prove të re, e cila mendoj se është e pakundërshtueshme për të mos rifilluar hetimin nga SPAK. U fshinë serverat. Ne kemi nxjerrë se si drejtuesit e gardës komunikojnë me radio, por më mbarapa prokuroria nuk gjeti asgjë në radio. Në sallën operative nuk u gjet asnjë urdhër, asnjë komunikim mes drejtuesve të gardës dhe atij që u cilësua si grupi i zjarrit.

Advertisements

Kjo është një prove e pakundërshtueshme që vërteton atë që kemi thënë që në fillim”, tha Hoxha.