Analisti Arben Meçe deklaroi se 21 janari është vrasje shtetërore e kryer në bashkëpunim, në kuadrin e një grupi të strukturuar kriminal.

Sipas tij nuk është hetuar asnjëherë në këtë kuadër dhe janë të gjitha provat e mjaftueshme që kjo çështje të rikualifikohet me këtë akuzë.

Advertisements

Ai tregoi në një intervistë për Euronews Albania se sipas akuzave të Sali Berishës ai duhet të ishte në burg.

“Nëse procedurat do të shkonin sipas denoncimit publik të bërë nga ish-kryeministri i kohës, Sali Berisha unë sot duhet të isha në burg sepse u shpalla puçist, organizator i puçit. Brenda dy ditësh dolën faktet në kryeministrinë e kohës, doli akuza, u mblodh komisioni parlamentar që më shpalli mua puçist dhe natyrisht u ndërpre pastaj për arsye të qarta,” – u shpreh Meçe.