Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga ngjarja e rëndë në Nicë të Greqisë, ku bashkëshorti 50-vjeçar vrau gruan e tij 54-vjeçare pak kohë më parë.

Sipas mediave greke, autori ishte baba i një fëmije të mitur dhe sipas dëshmive, dhuna e tij ndaj gruas ishte e vazhdueshme.

Advertisements

“Ai dehej, e godiste, pastaj thërriste një ambulancë, pastaj do ta godiste përsëri”, shprehen fqinjët e tij.

Fqinjët thonë se autori ka abuzuar vazhdimisht me alkoolin, teksa ishte i shtruar në spitalin e Dafnit majin e kaluar.

Më herët autori i krimit ka rrëfyer aktin e rëndë ndaj bashkëshortes së tij 54-vjeçare e cila u gjet e pajetë në banesën përdhese dhe me shenja mbytjeje.

Advertisements

Pas ekzaminimeve mjekësore u zbulua gjithashtu që viktimës i ishte bllokuar frymëmarrja dhe kishte një goditje në syrin e majtë.

Fqinjët e përshkruajnë abuzimin ndaj viktimës si sistematik, nga dhunuesi i cili u arrestua në vitin 2017 dhe 2019 për dhunë në familje.

Megjithatë, 54-vjeçarja kishte deklaruar se nuk dëshironte që ai të ndiqej penalisht.

Fatmirësisht vajza e tyre e mitur nuk ka qenë e pranishme në ngjarjen tragjike, pasi gjyshja po e priste në Salaminë, por sipas dëshmive ajo kishte përjetuar edhe episode të tjera dhune.

Kujtojmë se në orën 05:20 të mëngjesit të së dielës autori ka telefonuar Policinë duke thënë: “Eja në shtëpi, vrava gruan”.

Gjatë dërgimit së tij në komisariatin e policisë, 50-vjeçari ka pësuar kriza dhe është dërguar në Spitalin Atikon.