Një aksident i trefishtë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Lezhë.
3 makina janë përplasur në Lagjen Gura të Lezhës.
Advertisements
Sipas të dhënave nga aksidenti kanë mbetur të lënduar 2 persona të cilët janë dërguar drejt spitalit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë bëhet me dije se rruga e vjetër Lezhë-Milot qëndron e bllokuar.
Policia e cila ka mbërritur menjëhere në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethaneve të ngjarjes./abcnews.al/
Advertisements