Një aksident i rëndë është shënuar në Kos të Greqisë, ku si pasojë kanë humbur jetën dy persona.

Mediat bëjnë me dije se për shkak të shpejtësisë së lartë, makina ku po udhëtonin 3 persona ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një mur duke përfunduar në oborrin e një shtëpie.

Advertisements

25-vjeçarja e ulur në sediljen e pasme ka gjetur vdekjen dhe kanë mbetur të plagosur rëndë pasagjeri 40-vjeçar dhe drejtuesi i mjetit.

40-vjeçari ka ndërruar jetë pak pasi është dërguar në spital, ndërsa drejtuesi i mjetit ndodhet në gjendje të rëndë.

Advertisements

Dy të vdekurit, emigrantë me origjinë ruse, ishin çift dhe jetonin në Kos.