Një alarm i fortë është ngritur në lidhje me helmimin e qenve në zonën e Liqenit Artificial të Tiranës.

Ka qënë pikërisht faqja “Animal Rescue Albania” e cila se ka njoftuar se kjo zonë është e helmuar dhe se shumë qen po ngordhin për shkak të kësaj.

Advertisements

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo i bën thirrje qytetarëve që të bëjnë kujdes në këtë zonë kur të nxjerrin kafshët e tyre shtëpiake për shëtitje.

I menjëhershëm ka qënë edhe reagimi i qytetarëve në komente, të cilët shprehin se kjo nuk është një sjellje aspak qytetare, pasi kafshët duhet të mbrohen duke qënë se janë të pafuqishëm kundrejt humanëve.

Ky apel shkon për të gjithë qytetarët, por në anën tjetër edhe për instancat shtetërore, të cilat vit pas viti marrin fonde për mbrojtjen e kafshëve.

Advertisements