I riu në foto është Eni Dollani nga Gramshi i cili u vra dhe gropos në një plazh të Greqisë.

Ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Qepariasia në Peloponez.

Advertisements

Policia greke ka identifikuar viktimën dhe ka konfirmuar se ai njihet si Eni Dollani nga qyteti i Gramshit. Dollani u gjet i vrarë të martën në bregdet nga një banor i zonës që shëtiste me qenin.

Trupi i viktimës ishte masakruar me sende të forta dhe ishte groposur në një gropë në plazh të hapur nga autorët.

Advertisements

Pas hetimeve, autoritetet mundën të sigurojnë nga kamerat e sigurisë në lokalet e zonës, imazhin e tre personave të dyshuar si autorët e vrasjes së të riut.