Para pak ditësh në Greqi, konkretisht në një plazh në Kalamata u gjet i groposur 31-vjeçari shqiptar, Eni Dollani.
3 të pandehurit për vr asjen e 31-vjeçarit shqiptar Eni Dollani në plazhin e Kartelës në Kyparisi kanë dalë sot para gjykatës.
Advertisements
Të arrestuarit po përballen me akuzat e vr asjes së shkallës së parë dhe grabitjes.
I ndjeri nga qyteti i Gramshit u gjet i vr arë të martën në bregdet nga një banor i zonës që shëtiste me qenin.
Viktima kishte shkuar në Kalamata për punë sezonale, për të vjelë ullinj, ndërsa dyshohet se kishte me vete 10 mijë euro mbrëmjen ku tre persona i morën jetën në mënyrë tragjike.
Advertisements
Mediat greke shkruajnë se i ndjeri ka darkuar me autorët mbrëmjen e së dielës në një lokal në Kyparissia, teksa në xhep kishte eurot.
Sipas ekspertizës autorët e kanë goditur shqiptarin me sende të forta në kokë dhe më pas e kanë varrosur për të fshehur kr imin.