Detaje të reja janë zbardhur për vrasjen e çiftit shqiptar Vera Myrtaj dhe Flonino Mërkuri nga ish-bashkëshorti i saj i 34- vjeçares Viron Karabollaj. Mikesha e 34- vjeçares ka treguar për marrdhënien e saj me ish-partnerin as divorcit pasi ata ishin prindër të një vazje të vogël.

“Ky djali që bëri atë që bëri i ka shkuar njëherë atje. Vera punonte 12 orë. Mund të ketë qenë shtatzënë punonte dhe hanin të katërt, mbante bashkëshortin , kunatin dhe kunatën. Nuk e di sa ka zgjatur këtë periudhë. Është sakrifica më e madhe që ka bërë një femër”, ka treguar ajo, për emisionin “Me Zemër të hapur”, nga gazetarja dhe moderatorja Evis Ahmeti.

Advertisements

Gjatë intervistës, ajo po ashtu ka treguar edhe për një aksident që Verës i kishte ndodhur në Itali, ndërsa pretendon se si pasojë e aksidentit vajza e saj e vogël lindi me aftësi të kufizuara. Ndër të tjera mikesha e të ndjerës Vera Myrtaj tregon se Viron Karabollaj, ish-partneri i saj ushtronte dhunë në mënyrë të vazhdueshme kur ajo ishte shtatzënë.

“Si pasojë e aksidentit u detyrua të bëjë një lindje të detyruar. Viron Karabollaj bashkëshorti e ka fajësuar gjithmonë Verën për këtë aksident. Kur duhet të shkonte tek doktorët atë e shoqëronin gjithmonë vëllezërit. Nuk do më tretë dheu po të vdes, vetëm për Rorën, për vajzën e vogël që e kishte me aftësi të kufizuar. Pavarësisht të gjithave ajo shprehej,- e kam babanë e fëmijëve. Mua më tregonte edhe për dhunën. Dhuna fizike ka qenë e vazhdueshme, por edhe dhuna fizike.

Advertisements

Vrasja e çiftit shqiptar Vera Myrtaj dhe Flonino Mërkuri nga ish-bashkëshorti i Verës, Viron Karabollaj tronditi opinionin publik. Viron Karabollaj kreu krimin pasi nuk pranoi historinë e tyre të dashurisë, duke i vrarë me thikë dhe më pas mbyti veten me litar në vendin ku punonte.