Të premten, policia e Pogradecit njoftoi ndalimin e një 15-vjeçari, i cili dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 12-vjeçare.

Këtë të diel, nëna e së miturës në një prononcim për gazetarët tha se ngjarja ka ndodhur në Korrik, por ata e mësuan vetëm pak ditë më parë, kur dhe bënë denoncimin në polici. Gruaja thotë se vajza e saj është përdhunuar disa herë, por nuk u ka treguar sepse kishte frikë.

Advertisements

Nëna e së miturës shprehet se adoleshenti futej natën e shtëpinë e tyre dhe abuzonte me të bijën. Ajo po ashtu thotë se 15-vjeçari gjatë këtyre muajve e dhunonte dhe e kërcënonte vajzën e tyre.

“Ngjarja ndodhi në Korrik, por e denoncuam në polici pak ditë më parë se nuk e dinim. Vajza nuk na tregoi gjë. Denoncimin e bëmë bashkë me vajzën. Vajza është përdhunuar disa herë nga 15-vjeçari. Ai vinte natën në shtëpinë tonë dhe e përdhunonte. Ai hynte me forcë në shtëpi. Vajza nuk më tregoi se kishte frikë. Djali ishte i dhunshëm. Gjatë këtyre muajve e dhunonte dhe kërcënonte vajzën. I thoshte do marr thikën të të ther, do të vras babanë, do vras veten. 15-vjeçari na godiste me gurë shtëpinë. Na ka thyer xhamat. Nuk kemi bërë denoncim në polici. Vajza ka disa ditë që nuk shkon në shkollë, se kështu e ka këshilluar psikologia. Është e mërzitur, e shqetësuar dhe ka ankth. Është rasti i dytë që ndodh në familjen tonë, është shumë e rëndë”, thotë mes të tjerash nëna e 12-vjeçares.

Advertisements

Sipas gazetares Daniela Zisi, dy vite me parë vajza e madhe e kësaj familje nga fshati Vërdovë i Pogradecit ra pre e një përdhunimi sistematik nga një 46-vjeçar nga i njëjti fshat. Ai u dënua nga gjykata me 8 vite burg./tvklan.al