Policia ka publikuar pamjet nga momenti i gjetjes së trupave të babë e bir në Malësinë e Madhe. Pjetër Rushaj bashkë me të birin Jason,u morën nga rrjedha e lumit teksa udhëtonin me makinën e tyre.

Për shkak të rrymës së madhe, ata nuk kanë mundur të dalin duke humbur kështu jetën tragjikisht. Në makinë me ta ishte edhe vajza e Pjetër Rushajt e cila ka mundur të dalë e gjallë.

Advertisements

Lexo edhe: Ujërat e rrëmbyer u morën jetën, këta janë babë e bir që vdiqën në Malësinë e Madhe

Trupat e Pjetër dhe Jason Rushajt janë gjetur në Bogë, pas më shumë se 15 orësh kërkime. Për kërkimin e tyre u angazhuan polumbarët e RENEA-s, grupi i evakuim-shpëtimit, grupi alpin i FNSH Shkodër, emergjencat civile dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, të cilët bënë të mundur gjetjen e trupave të pajetë.

Ndërkohë situata në Shkodër, vijon të mbetet e rëndë për shkak të përmbytjeve në disa zona.

Advertisements

/abcnews.al./