Ditën e sotme janë gjetur trupat e dy personave që i mori rrjedha e ujit të përroit në Malësi të Madhe. Pjetër Rushaj së bashku me djalin e tij u gjetën të pajetë. Vajza ka shpëtuar mrekullisht pasi është ndihmuar nga banorë të zonës.

Njoftimi i policisë:
Pas 16 orë kërkimesh intensive, gjatë pasdites së djeshme, gjatë natës dhe gjatë mëngjesit të sotëm, nga polumbarët e RENEA-s, grupi i evakuim-shpëtimit, grupi alpin i FNSH Shkodër, emergjencat civile dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në gjatësinë e përroit, në Bogë, u bë e mundur gjetja e dy trupave (babë e bir).

Advertisements

Bogë është një fshat në ish-komunën e Shkrelit, në veri të Shqipërisë. Me reformën e qeverisjes vendore të vitit 2015 u bë pjesë e bashkisë Malësi e Madhe.