Kryebashkiaku i Divjakës Fredi Kokoneshi i cili u transportua me urgjencë ditën e sotme në spitalin e Traumës, pas plagosjes me thikë, tashmë ndodhet në gjendje të stabilizuar.

Burime bëjnë me dije se edhe shoferi i tij Gazmir Bullari ndodhet jashtë rreezikut për jetën.

Advertisements

Fredi Kokoneshi u godit me thikë nga Erges Xhelili, ish-punonjës IT i bashkisë së Divjakës, pas një debat të ashhpër mes tyre. Kryebashkiaku mori plagë të rënda në trup, ndërsa i plagosur mbeti edhe shoferi i tij, pasi ndërhyri për të shuar sherrin.