Ministri i Jashtëm i Lituanisë, Gabrielius Landsbergis, tha se NATO vijon të ketë rezerva dhe nuk po i mbarohen tanket.

Kjo deklarat e tij ka ardhur menjëherë pas pretendimeve se aleanca nuk ka rezerva.

Advertisements

Në një deklaratë për mediat para takimit të ministrave të jashtëm të NATO-s, Bukuresh, Rumani, ai tha se Ukraina ka nevojë për “mbrojtje ajrore, mbrojtje raketore”.

“Gjithçka që kemi duhet të dërgohet menjëherë,” tha ai.

Duke pranuar se mund të ketë “vështirësi” me furnizimin e municioneve të tjera, Landsbergis tha se vendet e NATO-s “në thelb kanë sasi pothuajse të pakufizuar të municioneve për tanket kryesore të betejës”.

Advertisements