Fredi Kokoneshi, kryebashkiaku i Divjakës i cili së bashku me shoferin e tij, Gazmir Bullari mbetën të plagosur me thikë është nisur drejt Traumës.

Kokoneshi u plagos nga Orges Xhelili, ish-punonjës IT në bashkinë e Divjakës.

Advertisements

Sipas BW, Kokoneshi po sillet në Spitalin e Traumës për mjekim më të specializuar.

Ai ka marrë plagë në shpatull dhe krah.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 09:30, në afërsi të bashkisë Divjakë.

Advertisements

Fillimisht debati ishte mes Kokoneshit dhe Xhelalit, ndërsa shoferi tentoi t’i ndante./Abcnews.al/