Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula ka treguar se i ofroi kryeministrit Edi Rama dokumente që kanë lidhje me Portin e Durrësit.

Deputeti demokrat u shpreh për ReportTv, se bisedoi sot me Ramën, dhe se i kërkoi atij që t’i verifikojë dokumentet që i dorëzoi.

Advertisements

“I ofrova disa dokumente që ti shohë dhe ti verifikojë. Bëhet fjalë për Portin. Diskutimi ishte tepër normal asnjëlloj debati. Më shumë ishte sqarues. Ne kemi kundërshtuar po asnjëherë nuk kemi fyer. Kryeministri kujton se mund të flasë nga vendi për të sqaruar. Do duhet të verifikohen dhe dy dokumente,” tha Sula.