50-vjeçari Albert Krasniqi u gjet i pajetë mbrëmjen e djeshme në banesën e tij në Kukës.
Krasniqi jetonte i vetëm në banesë dhe ka qenë aroma e trupit të tij dekompozuar që ka frikësuar fqinjët të cilët menjëherë kishin njoftuar policinë.
Advertisements
Burime për mediat bëjnë me dije se 50-vjeçari ishte i dëshpëruar për tre fëmijët e tij të cilët kishte kohë pa i parë.
Ata jetonojnë me të ëmën jashtë Shqipërisë pas divorcit të dy prindërve të tyre.
Advertisements
Dëshpërimi i madh për fëmijët e tij ka bërë që 50-vjeçari të modifikonte foton e tij pas fëmijëve të tij dhe t’i postonte ato në rrjetet sociale duke krijuar idenë se i kishte pranë.