Detaje të reja janë zbardhur nga përdhunimi i një vajze të mitur në Tiranë nga një 55-vjeçar.

Policia arrestoi Astrit Terolli, 55 vjeç, banues në Tiranë. Mësohet se autori është shok me babanë e vajzës 11 vjeçe, dhe se të dyja familjet janë nga Saranda, por që jetojnë me qira në Tiranë.

Advertisements

55 vjeçari ka shkuar për vizitë në shtëpinë e shokut dhe ka gjetur vetëm vajzën në shtëpi, me të cilën ka kryer edhe marrëdhënie seksuale me forcë.

Mësohet se ditën e sotme pasi iu bë ekspertiza është vërtetuar se vajza e mitur është përdhunuar nga 55-vjeçari.

Advertisements

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan në flagrancë shtetasin A. T., 55 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase të mitur” njoftoi policia në lidhje me ngjarjen.