Tronditet sërish qyteza e Myzeqesë, Divjaka. Tre persona kanë grabitur me armë pikën e Western Union

Deputeti i PD, Saimir Korreshi shkruan në rrjetet e tij sociale se tre persona të armatosur kanë vjedhur sot një pikë Western Union, ndërsa shprehet se ngjarja është mbajtur e fshehtë nga Policia.

Advertisements

“Divjaka në gjendje lufte. Vetëm se kësaj radhe nuk bëhet më lajm edhe pse ky i dyti është më i frikshëm. Në qendër të Divjakës sot në orën 15:40 është vjedhur me armë nga 3 persona të maskuar Agjensia e Western Union.”