Sot në emisionin “Shqipëria Live” u rikthye në vëmendjen e publikut tërmeti i 26 nëntorit, ku u tregua nje rast i paprecedentë në qytetin bregdetar.

Në Durres banorët rre zikojnë jetën pasi pallati ku ata banojnë është zhytur 70 centimetër. Banori i pallatit, Bashkim Gjika, tregoi se ekspertiza e bërë nga bashkia e Durrësit doli në përfundimin se duhej që të riparohej.

Advertisements

“Por ekspertiza e Prokurorisë e nxori atë të pabanuar dhe se duhej që të prishej”, shtoi ai. Bashkimi tregoi gjithashtu se banorët kanë përfituar vetëm 4 muaj bonus qiraje nga bashkia dhe më pas banorët janë rikthyer sërish në pallat.

“Disa nuk kanë para që të marrin shpi me qira, nga 48 familje që jetonin këtu, tani janë 15-16 familje që janë rikthyer.

Advertisements

Unë nuk jetoj këtu, pasi është e frikshme që ta shohësh, por ka të tjerë që nuk kanë mundësi të tjera”, tha Bashkimi.

Ndërkohë avokati që ka ne dore këtë çështje, u shpreh se ky është problem qe para tërmetit. “Është çështje e vjetër, pasi lokali në kat të parë ka prekur strukturën mbajtëse të gjithë ndërtesës. Pas tërmetit u fut edhe procesi i azhurnimit, për të kuptuar se sa i dëmtuar është pallati.

Pallati është i pa riparueshëm, rrezikon jetën e banorëve dhe është e rrez ikshme edhe për ndërtesat pranë”, tha avokati.