Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka bërë me dije se ka zhvilluar një bisedë telefonike me ambasadorin amerikan në Serbi, Christopher Hill.

Sipas të dhënave që ka ndarë presidenti, gjatë bisedës telefonike, ka theksuar se Serbia mbetet e përkushtuar për ruajtjen e paqes dhe respektimin e të drejtës ndërkombëtare për zbatimin e plotë të të gjitha marrëveshjeve të nënshkruara.

Advertisements

Po ashtu, ndër të tjera, numri një i shtetit ka shtuar se është i shqetësuar për serbët në Kosovë dhe lëvizjet e Prishtinës zyrtare që sipas tij vënë në pikëpyetje sigurinë dhe stabilitetin e tyre dhe të gjithë rajonit”.

Telefonata ka ndodhur fill pasi Vuçiç ka mbajtur një takim me qeverinë e Serbisë dhe me ambasadorët e Kinës dhe Rusisë lidhur me situatën e krijuar në veri të Republikës së Kosovës.