Alqi Bllako, ish vartës i Kokës në Ministrinë e Mjedisit, pas ndryshimit të vendimit në Apel, duke e rikthyer në burg, është dërguar në Durrës. Burime bëjnë me dije se ndodhet në të njëjtën qeli me Kokën.

Ndërkohë Gjykata administron akt-ekspertizën e paraqitur nga ekspertët që paraqet situatën shëndetësore të ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka, i cili kërkon në Shkallën e Parë të Antikorrupsionit dhe Krimit të Organizuar, zbutjen e masës së sigurisë.

Advertisements

Togat e zeza administruan aktin e ekspertizës të gjendjes shëndetësore të Kokës, që sipas eskpertëve, paraqitet delikate. Seanca e radhës u caktua të mbahet të premten e ardhshme ku do të vendoset edhe në lidhje me kërkesën.

Koka kërkon ndryshimin e masës së sigurisë nga arrest me burg që ndodhet momentalisht në një masë më të butë.