Një tragjedi ka ndodhur ditën e sotme në Foggia, Itali.

Një helikopter A109, me 7 persona në bord, i cili u raportua i zhdukur paraditen e sotme, është rrëzuar.

Advertisements

Mediet italiane shkruajnë se asnjë nga personat në bord nuk ka mbijetuar

Mes viktimave janë edhe dy fëmijë.

Lexo edhe: Zhduket helikopteri me 7 persona në jug të Italisë, mes tyre 2 fëmijë
Kontakti i fundit i helikopterit me radar ka qenë në zonën midis Apricena dhe San Severo në Gargano të poshtme, një zonë ku një stuhi ishte në zhvillim e sipër .

Advertisements

helikopteri, në shërbim në linjën Foggia-Vieste-Ishujt Tremiti, i përkiste kompanisë së transportit ajror Alidaunia.

Viktimat dyshohet se janë turistë sllovenë . Helikopteri ishte nisur në orën 9:20 nga Ishujt Tremiti dhe më pas kishte humbur gjurmët. Mbeturinat u gjetën në një zonë rurale të Castelpagano di Apricena./Abcnews.al/