Çmimet e qirave të banesave, apartamenteve dhe zyrave në Tiranë sa vijnë e rriten çdo ditë e më shumë. Pavarësisht faktit se qytetarët ankohen vazhdimisht për rroga të ulëta e papunësi, askush dhe asgjë nuk i ndalon pronarët e ambienteve që të rrisin çmimet.

Por përveç rritjes së çmimeve të qirave, qytetarët, kryesisht vajzave u duhet të përballen edhe me probleme tjera.

Advertisements

Një vajzë ka denoncuar në redaksinë tonë një njoftim të çuditshëm që ka parë së fundmi në rrjetet sociale. Në njoftimin që ajo ka parë në “Facebook” në një faqe ku bëhen lajmërime për shtëpi me qira, thuhet se jepet një shtëpi me qira vetëm për vajza të bukura. Krahas këtij kriteri thuhet se qiraja për apartamanentin 1+1, 60 metër katror është 1500 euro në muaj plus pagesa e dy muajve si garanci.

Nuk dihet nëse personi që ka shkruar këtë njoftim e ka seriozisht apo jo, por nëse është e vërtetë diçka e tillë është tepër e çuditshme.

Mesazhi i vajzës:

Advertisements

Pershendetje Joq, po shikoja per shtepi me qera, dhe ja cfare shikoj dmth ne jo te bukurat te fleme ne qiell te hapur. Te kjo faqja hidhen njoftime kush kerkon shtepi me qera ose per te blere ne facebook