Të gjitha rrugët e Tiranës, janë nën ujë ditën e sotme, por kryebashkiaku ka gjetur kohën të çel festimet e Botërorit në kryeqytetin, ku qytetarët po ecin me çizme.

Erion Veliaj tregon se mezi e ka pritur këtë moment të fillimit të botërorit dhe sipas tij, çdo ambient ku do shikohet botërori do përcjell energji të mirë.

Advertisements

Këto deklarata i ka bërë në një kohë, kur Tirana është e zhytur nën ujë dhe qindra qytetarë raportojnë për JOQ se nuk dalin dot nga shtëpitë, për të shkuar në punë, apo për të kryer shërbime të tjera.

E gjithë kjo situatë vjen nga keqmenaxhimi i bashkisë dhe vjedhja e parave që duhet të përdoren për mirëmbajtjen e pusetave dhe kanalizimeve të ndryshme.