Tifozët e Kupës së Botës që kanë shkuar në Katar vazhdojnë të zhgënjehen me ushqimet me të cilat po përballen.

Disa tifozë kanë treguar për mediat se kanë shpenzuar 80 £ për pesë birra në shishe dhe dy burgerë të vegjël në një hotel luksoz në Doha.

Advertisements

Tifozët e Uellsit u përballën me ushqimin e shtrenjtë në barin e hotelit ku po qëndronin.

Çmimi i lartë dhe cilësia e dyshimtë e ushqimit dhe pijeve në Katar po bëhet një pikë kryesore bisede për tifozët në Kupën e Botës.

Advertisements

Një grup tifozësh kanë zbuluar përvojën e tyre se si 1600 tifozë në një bar hoteli luksoz kanë përdorur vetëm dy tualete.

Birra është bërë edhe më shumë një mall i çmuar pasi u ndalua nga komplekset e stadiumeve me urdhër të Katarit.

Tifozët ose duhet të presin që ajo të dalë në shitje në një nga zonat e tifozëve në baret që hapen në orën 18:30. Ose ata duhet të gjejnë baret e hoteleve të licencuara të vendosura nëpër qytete të cilat mund t’u shesin alkool të huajve dhe jomuslimanëve.

Tifozët e Uellsit duruan çmimet e larta teksa panë heroin kombëtar Gareth Bale duke barazuar ndaj SHBA. Ata paguan 80 £ për pesë shishe birrë që i bie rreth 16 £ për shishe. Bashkë me birrat ata morën edhe dy burgers të ftohtë dhe të thatë.

Më herët tifozët mbetën të habitur nga një sallatë “greke” prej 9 paund që shërbehej në një zonë fanzone.