Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla do përjashtojë për 10 ditë dy deputetë të PD-së këtë të enjte. Bëhet fjalë për deputetët Edi Paloka dhe Bujar Leskaj.

Pak para se të niste procesi i votimit për Buxhetin 2023 dhe projektligjet e paketës fiskale, në Kuvend ka pasur një përplasje dhe tensione mes kryeminstrit Rama dhe deputetëve.

Advertisements

“Panorama” mëson se sherri ka nisur pasi kryeministri Rama ka thënë se dy deputetët kanë qenë të pirë, ndërkohë që situata ka agravuar me tone të ashpra më pas në Kuvend.

Në videon e siguruar nga Panorama, dëgjohet momenti pas sherrit mes tyre, kur Rama i kërkon kryeparlamentares Nikolla “a ka mundësi të dalin jashtë këta dy persona, të përjashtohen”, teksa ajo dëgjohet të thotë “një sekondë”.

Në këtë moment në video shihet se si deputetët e opozitës flasin nga vendi pa mikrofon, teksa Nikolla thotë “fillojmë procesin e votimit”.

Advertisements

Ndërkohë që dhe Garda e Republikës duket që është afruar pranë foltores dhe vendit ku rri kryeministri.