Kupa e Botës në Katar ka nisur dje dhe tashmë shumë janë të pakënaqur që FIFA vendosi të luhet një kompeticion i tillë në atë vend dhe lëvizja e organizatorëve të ndeshjes së sotshmee mes Holandës dhe Senegalit vetëm sa zemëroi edhe më shumë opinionin futbollistik.

Holanda arriti të hapë me fitore Botërorin e Katarit teksa mundi sonte 2:0 Senegalin, ndonëse kjo kombëtare nuk shkëlqeu aq shumë në ndeshjen ndaj kampionit afrikan.

Advertisements

Senegalezët ishin pa lojtarin e tyre më të mirë Sadio Mane, por bënë një rezistencë të madhe dhe sipas mendimit të shumëkujt meritonin të paktën një pikë, por holandezët në fund fituan nga përvoja.

Kjo ndeshje u luajt në Doha në stadiumin Al Thumama dhe ishte e qartë që në fillim se tribunat nuk ishin të mbushura me kapacitet si në dy ndeshjet e mëparshme të Kupës së Botës në Katar.

Tashmë në transmetimin e ndeshjes u pa se në tribunat e stadiumit, i cili ka një kapacitet prej 40 mijë spektatorësh, kishte një numër të konsiderueshëm ulësesh bosh.

Advertisements

Por ajo që zemëroi publikun e futbollit këtë herë është se organizatorët e Botërorit publikuan informacione të rreme për numrin e shikuesve në ndeshjen e sotme.

Duket qartë se ata u përpoqën të tregonin se stadiumi ishte plot, por bënë një gabim të pabesueshëm pasi njoftuan se në stadium ishin 41721 shikues që është edhe më shumë se kapaciteti i Al Thumama.

Nuk është e qartë pse po e bëjnë këtë dhe po përpiqen të tregojnë se stadiumet janë plot edhe pse të gjithë ata që e ndoqën ndeshjen e panë se kjo nuk është e vërtetë. /gazetasport