Gjatë fundit të ditës së sotme do të ketë reshje me intensitet të lartë, të cilat do të jenë më të përqëndruara në veri dhe në qendër të territorit.

IGJEUM bën me dije se në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjëve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave. Në zonat urbane, në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjendjes së kanalizimeve.

Advertisements

RESHJET

Sot priten reshje intensive deri lokalisht shumë intensive në qarqet Shkodër, Kukës, Tiranë dhe Elbasan, ndërsa në qarqet Dibër, Lezhë, Durrës, Fier, Vlorë, Gjirokastër priten reshje mesatare deri lokalisht intensive. Reshjet do të shoqërohen me shtrëngata në të gjitha qarqet (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

TEMPERATURAT

Advertisements

Këtë të enjte temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 14 / 19 °C

në vendet e ulëta: 10 / 18 °C

në vendet malore: 7 / 15 °C