Një punëtor shqiptar ka humbur jetën në mënyrë tragjike në Itali. Mediat në shtetin fqinj raportojnë se ngjarja ka ndodhur sot (4 nëntor) rreth orës 16:30 në një kantier ndërtimi në Chiabotto di San Giorgio.

Viktima ishte një punëtor 40-vjeçar me origjinë shqiptare, banues në Casale, i cili ra nga çatia e pallatit ku po punonte.

Advertisements

Menjëherë iu dha ndihma e parë dhe u transportua në spital, ku më pas ndërroi edhe jetë.

Në vendngjarje shkuan agjentët e komisariatit të, cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.