Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka reaguar me urgjencë pas shpërthimit në Stamboll ku humbën jetën 6 persona dhe dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur.
Advertisements
Më anë të një postimi në Twitter, Stoltenberg shkruan se NATO është në solidaritet të plotë me Turqinë, ndërsa shpreh ngushëllimet për familjet e viktimave.
“Pamje tronditëse nga Stambolli. Mendimet e mia dhe ngushëllimet më të thella shkojnë për të gjithë ata që janë prekur dhe për popullin turk. NATO qëndron në solidaritet me aleatin tonë Turqinë”.
Shocking images from #Istanbul. My thoughts and deepest condolences to all those affected & to the Turkish people. #NATO stands in solidarity with our Ally #Türkiye.
— Jens Stoltenberg (@jensstoltenberg) November 13, 2022
Advertisements