Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në lagjen Beyoğlu, në Stamboll të Turqisë.
Në rrugën Taksim Istiklal ka ndodhur një shpërthim, origjina e të cilit ende nuk është përcaktuar. Pas njoftimit, në rajon janë dërguar shumë zjarrfikës, polici dhe ekipe mjekësore.
Advertisements
Ndërsa zhurma e shpërthimit është dëgjuar edhe në rrethina, teksa është parë se qytetarët që ecnin në rrugë janë larguar.
Mësohet se nga shpërthimi ka të lënduar, madje dyshohet për disa viktima. Disa nga të plagosurit, të cilëve iu dha ndihma e parë nga ekipet mjekësore, janë dërguar në spital.