Hakerat iranianë të grupit Homeland Justice kanë publikuar në rrjetet sociale të menaxhuara prej tyre, dy video që pretendohet se janë përgjimet të agjentëve të SHISH në Tiranë.

Në video dallohen dy persona që mesa duket survejojnë “objektivin” e tyre. Ndërsa në një prej video-ve dallohet ndërtesa e Ambasadës Kineze në Tiranë.

Advertisements

Megjithatë vlen të theksohet se nuk është e qartë nëse janë agjentë të SHISH apo Policisë ata që shfaqen në video, pasi në një prej tyre dallohet një person me maskë anti-covid që mban logon e Policisë së Shtetit.

Rreth një javë më parë, hakerat e grupit Homeland Justice publikuan databazën me emrat e rreth 600 punonjësve të Shërbimit Informativ Shtetëror.

“Prisni për bombën të bjerë”, shkruajnë hakerat.

Advertisements

“Në vend të të harxhoni taksat e qytetarëve tanë me anti-humanët, terroristët e Durrësit, shpenzoni paratë për njerëzit e edukuar”, thuhet në mesazhin e hakerave që i referohet muxhahedinëve iranianë të strehuar në kampin e Manzës në Durrës.