Një mjek kardiolog është arrestuar, pasi akuzohet se ka përdhunuar një nga pacientet e tij.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e së martës 8 nëntor, në Izmirin e Ri në Greqi.

Advertisements

Siç raportojnë mediat në Greqi, ka qenë pacientja ajo që ka kallëzuar në polici mjekun për ngacmim seksual.

Mjeku kardiolog është 65 vjeç, aktualisht ndodhet në paraburgim. Ndërkohë pacientja 42-vjeçare pretendon se mjeku e ka ngacmuar seksualisht në dhomën e klinikës, ku kishte shkuar për tu vizituar.