Reshjet në Tiranë kanë vazhduar që prej pasdites së djeshme dhe vijojnë me intensitet të madh edhe ditën e sotme.

Shumë akse rrugore janë përmbytur ndërkohë që shumë pemë janë rrëzuar. Në tregun e Medresesë i gjithë shiu që ka rënë ditën e sotme është futur në dyqanet e tregtarëve që shesin aty.

Advertisements

Edhe në pamjet e mëposhtme që kanë mbërritur në redaksinë tonë mund të shihni se uji vazhdon të futet me shpejtësi të madhe brenda dyqaneve duke dëmtuar mallin që tregtarët kanë aty për të shitur.

Ata mundohen ta heqin me fshesa pasi nuk kanë asnjë lloj ndihme nga kryebashkiaku Erion Veliaj i cili kujtohet t’i vizitojë vetëm në prag zgjedhjesh.

Advertisements