Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Kombinatit.
Një sherr me thika është regjistruar pak më parë në këtë zonë.
Advertisements
Një 40-vjeçar i identifikuar me inicialet E.B pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me thikë 35-vjeçarin e identifikuar me inicialet R.G.
Ky i fundit ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Advertisements
NJOFTIMI I POLICISË:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin E. B., 40 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës shtetasin R. G., 35 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.