Nëna e Renatos Silvana Hamza tregon për ’Pa Gjurmë’ bisedën me të birin, pas vrasjes që ndodhi në Shijak.

“Renato ishte në atë lokal në Shijak, aty ku ndodhi vrasja, pasi kishte hyrë për të blerë një lloto. Ai më pati pohuar me gojën e vet se: Mami atë ditë bleva një lloto në lokal në Shijak dhe më pas u bë një vrasje”. Ku i morën informacionet që Renato ishte informatori ? Pse nuk ma thërritën djalin në atë kohë në polici? Pse?’

Advertisements

Pak para se 29-vjeçari të zhdukej, për herë të fundit është parë nën shoqërinë e dy personave. 45-vjeçarit Denis Xhija me pseudonimin Gucci nga Shijaku, i cili u arrestua 1 muaj më parë në Kolumbi si trafikant dhe që dyshohet se ka gisht në zhdukjen e këngëtarit nga Elbasani. Ndërsa personi tjetër, Indrit Shaqja është i dënuar me burgim të përjetshëm për një tjetër krim të ndodhur në vitin 2014 në Durrës.

Pas zhdukjes së të riut, daja Ibrahim Cërriku thotë se disa mesazhe koduese mbërritën në familje, ku tregonin një vendndodhje të mundshme të të riut në një zonë mes Librazhdit dhe Pogradecit.

“Pas zhdukjes së djalit ne na erdhën disa telefonata anonim të koduara. Aty thuhej se djalin e gjeni mes Librazhdit dhe Pogradecit. Më duket se po ndodh kështu dhe kam frikë se këto eshtra i përkasin djalit tonë Renatos. Kjo, pasi skeleti është gjetur në dalje të Librazhdit, siç edhe na udhëzonin mesazhet e koduara më parë. Tani që mësova të gjitha këto, ata më kanë telefouar atë ditë fill pasi groposën djalin. Më kujtohet kur me thonin në telefon: “Mos e kërko djalin, e ke mes Librazhdit dhe Pogradecit”. Dhe im bir është groposur që në vitin 2014. Pse nuk e zbuluan këtë të vërtetë, apo nuk kishte interes policia e Elbasanit në atë kohë”- shpërthen në lot nëna

Advertisements

Dyshimet janë se këngëtari mund të jetë ekzekutuar nga një grup kriminal, por ende nuk ka asnjë detaj në lidhje me ketë. Me zhvarrosjen e skeletit më 2 nëntor zyrtarisht rihapen hetimet për ngjarjen në fjalë, teksa tetë vite nga zhdukja, askush nuk di për fatin e të riut. Familjarët do të mësojnë pas rezultatit të ADN-së, nëse eshtrat e zhvarrosura në Librazhd i përkasin apo jo RENATO HAMZËS.