Një rast flagrant i përdhunimit të një të miture u zbulua një ditë më parë në Tiranë.

Një 11-vjeçare ishte abuzuar seksualisht nga shoku i ngushtë i babait të saj.

Advertisements

Në emisionin “Shqipëria LIVE” babai ka treguar momentin kur zbuloi se vajza e tij ishte përdhunuar nga Astrit Terolli, personi të cilit i ishte besuar të kujdesej për të miturën, gjatë kohës kur prindërit e saj ishin në spital pasi kujdeseshin për motrën e saj.

“E mbaja me buke, me lekë, ai rrinte këtu në Tiranë. Ne e kishim lënë vajzën te ai. Kur vi në shtëpi shoh vajzën duke qarë. Më doli gjak më th, thashë se mos ishte prerë por s’kishte gjë nga duart. E pashë pastaj, thashë i kanë ardhur ato, por më tha gruaja është vetëm 11 vjeç ç’ne ato. Pastaj ikëm nga aty. Shkova në lokal të pija kafe unë, dhe kthehem pastaj në shtëpi, e shikoj nusen kishte fytyrë të tjetër. Ja kishte thënë vajza të gjitha. Pyes vajzën çfarë ka ndodhur, më tha vajza të ti thotë mami i të gjitha. Pyes nusen më tha kshu, kshu. Aty nuk e di e humba. Mora policinë. E morën psikologët në pyetje vajzën dhe shefi i komisariatit. Tani vajza është mirë, është me mua.”- ka treguar babai.

Advertisements