Një shqiptar i dyshuar si vrasës i dyfishtë përballet me ekstradimin nga Britania për herë të dytë pasi hyri fshehurazi në Britaninë e Madhe dy herë dhe madje mori nënshtetësinë me një emër të rremë.

Ilirian Zeqaj, 50 vjeç, akuzohet për vrasjen e dy burrave në fshatin Cakran në vitin 1999, por iku në Britaninë e Madhe në pjesën e pasme të një kamioni pesë muaj më vonë dhe kërkoi azil me emrin Klemend Zeqaj pasi u kishte thënë zyrtarëve se ishte një refugjat kosovar. Dhe pavarësisht se ishte një nga të arratisurit më të kërkuar në Shqipëri, atij iu dha leja e përhershme për të qëndruar në vitin 2005 dhe shtetësia britanike vitin e ardhshëm.

Advertisements

Ai u dënua në mungesë të tij për dy akuza për vrasje në vitin 2002 dhe u dënua me 23 vjet burg. Zeqaj, i cili ka tre fëmijë, përfshirë një vajzë që ndjek Universitetin e Kembrixhit, u gjurmua nga policia britanike në vitin 2011 dhe u ekstradua në Shqipëri dy vjet më vonë për t’u përballur me një rigjykim, i cili e liroi atë nga akuzat për vrasjet. Por sapo ai u liru u rikthye sërish në Britani. Gjykata e Lartë shqiptare ka zbuluar se gjyqi për Zeqajn ishte i korruptuar dhe vendimet e pafajësisë nuk ishin të sigurta.

Që nga shpërngulja në Britani, Zeqaj, jeton në Hanwell, në veri-perëndim të Londrës dhe ka një kompani për pajisje banjosh. Babai i tre fëmijëve tashmë përballet me rikthimin në vendlindje për t’u përballur me një tjetër gjyq për vrasjen e Gramoz dhe Shkëlqim Llanajt.

Gjykata e Lartë shqiptare rishikoi gjyqin e Zeqajt në 2017 dhe konstatoi se ligji nuk ishte zbatuar si duhet dhe lirimi i tij ishte i pasigurt. Prokurori Petrit Vukaj ka lëshuar një urdhër të ri arresti dhe Zeqaj është shtuar në listën e të kërkuarve të Interpolit. Më pas ai u kap nga autoritetet britanike në shkurt të këtij viti. Zeqaj u paraqit në Gjykatën e Magjistraturës së Westminsterit më 10 tetor dhe më pas do të paraqitet më 30 janar.

Advertisements

Në një seancë dëgjimore në fillim të këtij viti, një gjykatës i qarkut i dha Zeqajt lirimin me kusht me kushte duke përfshirë një shtetrrethim pasi ai paguajti garancinë prej 30,000 £. Atij nuk i lejohet të udhëtojë në asnjë stacion treni, aeroport apo port detar ndërkombëtar. Zeqaj, i cili mohon vrasjet, më vonë u pa jashtë shtëpisë së familjes duke mbajtur pajisje për banjë.