Autoritetet në vend kanë ngritur al rmin për shkak të reshjeve të dendura në vend, të cilat mund të sjellin përmb je.

Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia e Mbrojtjes Civile u ka bërë thirrje bashkive të Shkodrës, Lezhës, Kukësit, Vlorës dhe Gjirokastrës që të marrin masa në lidhje me reshjet intensive të shiut që pritet të bien në këto qarqe gjatë orëve në vijim.

Advertisements

Lajmi është bërë publik përmes një postimi në Facebook nga Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, i cili u kërkon gjithashtu bashkive në këto qarqe që të marrin masa për të shmangur përmbytjet dhe rrëshqitjen e dherave.

Territori shqiptar do të vijojë nën dominimin e masave ajrore të paqëndrueshme ku vranësirat dhe shirat do të jenë prezent pothuajse gjatë gjithë 24-orëshit.

Më të dendura në veriperëndim dhe jugperëndim duke bërë që rrebeshet të shoqërohen me stuhi te forta ere dhe shkarkesa elektrike.

Advertisements

Sipas MeteoAlb, parashikohet që shirat të mbeten prezent deri vonë në mbrëmje ku pritet ndërprerje e përkohshme e tyre.

Temperaturat e ajrit do të rriten të mëngjesit por mesdita sjelle një rënie të lehtë të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 19°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 4 ballë.

Kosova

Zhvillimi i një qendre të presionit të ulët atmosferik mbi Adriatikun Veriore do të sjellin ndikim edhe në territorin e Kosovës. Parashikohet që vranësirat e dendura të jenë dominuese në pjesën më të madhe të ditës, ku edhe do të gjenerojnë rrebeshe të konsiderueshme.

Maqedonia e Veriut

Republika e MV mbetet nën mbizotërimin e vranësirave të shumta të cilat do të sjellin herë pas here reshje shiu gjatë orëve të para të ditës. Ndërsa pas mesdite pritet shtim i vranësirave në vend, duke sjellë dhe rrebeshe shiu më të dukshme do të jenë në zonat perëndimore.

Rajoni dhe Evropa

Kontinenti Evropian në pjesën më të madhe do të jetë në ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike, ku vranësirat dhe reshjet e shiut do të jenë dominante. Me problematike situata paraqitet në gadishullin e Ballkanit dhe pjesërisht Evropën qendrore pasi shirat do të jenë me intensitet të lartë duke krijuar edhe probleme.

Po ashtu, prezenca e dy qendrave të presionit të ulët atmosferik përkatësisht në Perëndim dhe veriperëndim të Evropës do të bëjë që; ishujt Britanikë dhe gadishulli Iberik të jenë me reshje të dendura shiu si edhe stuhi të forta ere. Ndërsa moti i kthjellët por i ftohtë do të mbizotërojë në Evropën veriore dhe atë lindore.