Një regjim kleptokratik, ku falë korupsionit dhe varfërisë të rinjtë duan të largohen në masë. Kjo është tabloja që bën gazetari britanik i Dayl Mail, David Jones, në një reportazh të gjatë, nga më të thelluarit dhe më të plotët për pasqyrimin e fenomenit të rrjedhjes së trurit. Ai ka takuar banorë province tek të cilët, falë dëshpërimit, është kthyer nostalgjia për komunizmin dhe Enver Hoxhën, të rinj që ëndërojnë një Londër që nuk e njohin, ka parë qytete dhe shkolla të boshatisura dhe fakultetin e fizikës të mbëtur pa studentë

Nga David Jones/ 21 nëntor

Advertisements

I ndërtuar gjatë kohës së komunizmit për të pritur punëtorët në një rafinerie të re nafte, Cerriku është një qytet i vogël me shtëpi me ngjyra pastel, një orë larg kryeqytetit shqiptar, Tiranës.
Fundjava e shkuar kremtoi 70 vjetorin e tij ndonëse askush nga taq që takova midis këtij komuniteti të varfër – me një shpopullim të shpejtë prej 27,000 njerëzish nuk kishte shumë oreks për të festuar.

Dekada më parë, kur rafineria ofronte qindra vende pune dhe fushat aty pranë ishin të mbushura me agrume, ky vend ngjante plot jetë.

Ishte veçanërisht i populluar nga të rinjtë, të cilët mblidheshin këtu në orët e vona të pasdites pas përfundimit të mësimit apo turneve të punës.

Advertisements

Kur regjimi komunist ra në vitin 1991, rafineria pushoi së funksionuari. Qeveritë nuk investuan më kështu që në Cërrik nuk ka më asnjë industri.

Kur arrita në qendër ishte muzg dhe ato pak fytyra që pashë ishin të vjetra dhe të dëshpëruara.

E përkulur mbi tezgën e saj, Bukurie Hamiti, 63 vjeç, e cila jeton me bashkëshortin dhe pesë anëtarët e familjes në një apartament me dy dhoma, po përpiqej të shiste fara luledielli.

“Dikur isha shumë e zënë në këtë kohë të ditës, por tani të gjithë janë larguar,” ngriti supet ajo. “Të rinjtë kanë shkuar të jetojnë te ju, në Angli.”