Një konflikt mes shqiptarëve ka ndodhur ditën e djeshme në zonën rreth e Casarza Ligure, Itali.

Mediet e vendit fqinj bën me dije se një shqiptar është goditur me thikë në gjoks, ndërsa janë shpallur në kërkim dy bashkëatdhetarë të tij.

Advertisements

Dy personat e shpallur në kërkim, fillimisht e kishin ndjekur bashkëatedhetarin e tyre dhe më pas e kanë qëlluar me thikë, duke e lënë të plagosur.

I riu shqiptar është dërguar në spital ku po merr trajtimin e duhur, ndërsa Policia po heton për të identifikuar dhe kapur dy autorët e plagosjes së të riut.